Trojet tona na thërrasin për t’i ndihmuar!

 

THIRRJE PËR MOBILIZIM

 

Ka ardhur koha që dashurinë dhe lidhjen që e kemi me kombin tonë ta manifestojmë në mënyre të drejtpërdrejtë dhe proaktive. Tani më shumë se kurrë, vëllezërit dhe motrat tona në Mal të Zi kërkojnë ndihmen tonë! Trojet tona na thërrasin për t’i ndihmuar!

 

Pavarësisht betejave të fituara, lobet antishqiptare nuk ndalen por vazhdojnë të rrezikojnë dhe zhdukin çdo gjë Shqiptare në Mal të Zi. Shqiptarët nuk do të qëndrojne duarkryq dhe të sakrifikohen sërish. Rreziku i shpërnguljeve dhe i asimilimit si ai i Shqiptarëve të Sanxhakut nuk duhet të përsëritet kurrë më në trojet shqiptare.

 

Për shqiptarët e Malit të Zi ky është momenti që ata të kenë një zë në qeveri, për nevojat dhe të ardhmen e tyre. E

ardhmja është në duart tona. BASHKË, për të mirën e atdheut, për të mirën e fëmijëve tanë, votoni SHQIP!

 

Zgjedhjet më 30 Gusht 2020 e përcaktojne ekzistencën dhe vazhdimsinë Shqiptare në Mal të Zi!

 

 

Diaspora Shqiptare bëri te pamunduren që në këto zgjedhje ti bashkojë Shqiptarët e Malit te Zi në NJË liste të vetme, megjithatë pa sukses. Një gjë e tillë nuk do te pranohet më.

 

Për të ndaluar manipulimin dhe diskriminimin mbi popullin tonë, ne duhet të jemi një në kërkesat tona!

Si popullë autoktonë në këto troje, dhe për rrespektin e të parëve dhe për të mirën e të ardhmës tonë ju kërkojmë të BASHKUAR të votoni SHQIP .

 

Si mundem të ndihmoj unë?

 

  1. Nëse keni te drejtë vote, ju lusim të votoni me zemër, votoni për të ardhmen, votoni koaliconet SHQIPTARE (Vetëm nënshtetasit malazez që janë bartës pasaporte apo letërnjoftimi malazez kanë të drejtë votimi. Votuesit mund te votojne me pasaportë apo me leternjoftim të Malit te Zi)

 

  1. Nëse nuk mund të udhëtoni ose nuk keni të drejtë të votoni, ju lutemi kërkoni nga familjet, të afërmit, dhe miqtë tuaj që kanë të drejtë vote të votojnë koalicionet shqiptare.

 

  1. Ndihmoni financiarisht që të vazhdojmë të jemi zëri që nevojitet për mbrojtjen e interesave tona kombëtare nëpërmjet donacioneve:

Direkte për fushaten #BASHKËRI në këtë link: https://gf.me/u/yqjnz2

– Direkte për fëmijët Shqiptar në Mal të Zi për materiale shkollore   http://gf.me/u/yq8pgh

 

  1. Ndihmoni duke shpërndarë këtë mesazh në rrjetet sociale, e-mails dhe mënyra të tjera

 https://docs.google.com/document/d/1TGTqrZijgj6wAqtsbouXI-V57UwVc19Bl36OM9uE3To/edit

 

  1. Me nënshkrimin tim, unë zotohem që të kontribuoj në njërën nga keto mënyra

 https://www.messenger.com/t/Bashkerisht

 

 

Një thënie e vjetër thote: “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm.

Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku.”

 

 

 

VETËM SË BASHKU DO TË REALIZOJMË QËLLIMET DHE ASPIRATAT TONA KOMBËTARE!

Kontakti: +1 (917) 679 9300     bashkeria@gmail.com