Shoqata Ulqini organizoi iftar falas për gjithë antarët dhe duke i falenderuar për mbështetjen e tyre!
Mbrëmë me datën 2 Qershor, 2018 ”Shoqata Ulqini në Çikago” organizojë iftarë falas për të gjithë antarët e saj. Angazhimi dhe mbështetja e të gjithë antarëve është çdo herë për tu falendëruar por sidomos një ndër ato është kryesia e ”Shoqates Ulqini” të cilët me punën e tyre të pa lodhur dhe vullnetin e madh punojnë me dëshirë që ‘Shoqata’ të arrijë sukses! Kjo mbrëmje u organizua si një falendërim i të gjithë antarëve për mbështjetjen e tyre dhe duke vazhduar antarsimin vite me radhë.
Ne gjithë e kemi parasysh që një Shoqatë jo fitim prurëse (nonprofit) nuk mund të arrijë suksesë dhe të mundësojë evente vjetore nëse ne nuk antarsohemi dhe mbështesim me donacione. Shpresojmë që numri i antarsimit të rritët edhe më shumë në vitet e ardhshme!
Ja dhe disa foto nga organizimi i mbrëmjes së iftarit me gjithë antarët e ”Shoqatës Ulqini”.